• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ashpërsohet retorika mes kandidatëve për president, reagime për fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes

Ashpërsohet retorika mes kandidatëve për president, reagime për fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes

Shkup, 15 prill 2024 (MIA) - Retorika mes kandidatëve presidencial po bëhet më e ashpër me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Pas paraqitjes së kandidatëve për president të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, sot të dyja palët kërkuan ndjesë për kritikat dhe komentet e bëra gjatë mitingjeve të fundjavës.

Nga LSDM-ja kërkuan falje nga kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova për ofendimet e presidentit aktual Stevo Pendarovski i cili kandidon për mandat të dytë, si dhe të liderit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski, ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja falje nga Pendarovski për fjalimin e një qytetari në tubimin e djeshëm i cili ofendoi kandidaten për presidente të VMRO-DPMNE-së.

Deputetja Daniella Nikollova nga LSDM-ja sot në konferencë kërkoi falje nga Siljanovska-Davkova duke theksuar se mitingjet nuk kanë të bëjnë me ofendime dhe diskreditime personale, por për paraqitje të ofertës para qytetarëve.

"Diskreditimet personale për nofkat e femrave, fyerjet për kapacitetet intelektuale të shprehura nga Siljanovska nuk i përshtaten as profesorit dhe as politikanit. Çfarë profesori është ai që shan studentët? Çfarë politikani është ai që në vend që të prezantojë ide fyen kundërshtarët e në këtë mënyrë fyen qytetarët", tha Nikollova. 

Кандидатот за претседател на Државата Гордана Силјановска Давкова вечерва на митингот во Бутел рече дека тврди оти тоа што го запишала во изборната програма ќе ја води, бидејќи, како што нагл

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Siljanovska Davkova në tubimin në komunën Qendër të Shkupit të shtunën tha se e ka takuar Pendarovskin në një debat në kuadër të debatit "Dialogu ndërmjet civilizimeve" organizuar nga ish presidenti Boris Trajkovski ku Pendarovski ndoshta ka marrë pjesë në organizimin e evenetit. 

"Asnjëherë nuk flasë për studentët por nuk i harroj kurrë më të mirët dhe them gjithmonë gjithçka për ta. Nuk e mbajë mend Stevo Pendarovskin si student, por e di që ka magjistruar dhe doktoruar pasi që i ka përmirësuar aftësitë analitike në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tani njeriu në këtë mënyrë flet për mua", tha Siljanovska Davkova.

Nga VMRO-DPMNE-ja, përsëri kërkuan falje për fyerjet e bëra ndaj Siljanovska Davkovës, nga, siç theksojnë, aktiviste e LSDM-së, në tubimin e djeshëm në Kumanovë.

Nga shtabi i Pendarovskit thanë se dënojnë çdo lloj gjuhe të urrejtjes, shpifje dhe fyerje.

Kumanova është një qytet ku që nga viti 1941 e deri më sot ka qenë gjithmonë fitues, qytet ku është “gatuar” shteti modern maqedonas dhe ku forcat përparimtare, progresive nuk kanë humbur 30

"Me rastin e komentit të njërit prej të pranishmëve në tubimin e kandidatëve për president në Kumanovë, dua të jem transparent dhe i sinqertë për të gjithë publikun. Para së gjithash, për shkak të masivitetit të tubimit, për fat të keq, nuk munda të dëgjoja plotësisht komentin e njërit prej pjesëmarrësve dhe ta parandaloja atë. Ata që më njohin si simpatizues të partisë së cilës jam zëdhënës, por edhe të të gjitha partive të tjera politike, e dinë që i dënoj ashpër komentet që janë ofenduese për gratë dhe e dinë që jam e zëshme në luftën kundër gjuhës së urrejtjes ndaj grave. Është e njëjta gjë në këtë rast. Komenti është i papërshtatshëm, fyes dhe e dënoj. As presidenti Pendarovski, as unë nuk e mbështesim komentin", shkruan Bogdanka Kuzeska nga Shtabi zgjedhor i Pendarovskit. 

Edhe bashkëshortja e Pendarovskit është paraqitur në rrjetet sociale dhe e dënoi të gjitha llojet e gjuhës së urrejtjes.

"Dënoj çdo lloj gjuhe të urrejtjes, fyerje dhe shpifje", ka shkruar Elizabeta Gjorgievska, bashkëshortja e Pendarovskit në Fejsbuk.

Edhe Forumi i Grave të Partisë Liberal Demokratike (PLD) e dënoi, siç thonë ata, komentin e pahijshëm dhe fyes të një prej të pranishmëve në tubimin e djeshëm në Kumanovë, ndaj kandidates për kryetare nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR