• e premte, 27 dhjetor 2024

ASHMAA: Transmetuesit duhet të respektojnë Kodin Zgjedhor

ASHMAA: Transmetuesit duhet të respektojnë Kodin Zgjedhor

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Me shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, të caktuara më 24 prill, përkatësisht 8 maj dhe me hyrjen në fuqi të dispozitave të Kodit Zgjedhor, fillon edhe monitorimi i raportimit mediatik nga ana e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audivizuele.

Nga ASHMAA kumtojnë se deri në fillimin e fushatës zgjedhore do të fokusohen në nëntë shërbime programore televizive në nivel shtetëror, ndërsa të gjitha shërbimet e tjera programore do të monitorohen në bazë të parashtresës.

Nga aty, kujtojnë se transmetuesit të cilët do të transmetojnë reklama politike me pagesë (RPP) duhet të respektojnë afatin prej tre ditësh për regjistrim në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve, përkatësisht prej pesë ditës për përcaktimin e çmimeve për RPP dhe dorëzimin e tyre tek institucionet kompetente - KSHZ, ESHR, KSHPK dhe ASHMAA.

"Raportimi për aktivitetet e rregullta të organeve shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkuput, të institucioneve dhe organizatave shtetërore, si dhe personave të tjerë juridikë me kompetenca publike, nuk guxon të jetë në funksion të përfaqësimit mediatik zgjedhor të asnjë subjekti politik. Duhet të respekton rregullat për publikimin e rezultateve të sondazheve të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, si dhe ndalimet për transmetimin RPP-së para fillimi të fushatës zgjedhore, për transmetimin e reklamave të financuara nga Buxheti, dhe ndalesa për angazhim të njëkohshëm të redaktorëve, gazetarëve, drejtuesve të emisioneve dhe prezantuesve në programet e transmetuesve dhe në aktivitetet parazgjedhore të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore", njoftojnë nga ASHMAA.

Nga Agjencia theksojnë se shërbimi transmetues publik dhe transmetuesit kombëtarë që kanë vendosur të mbulojnë procesin zgjedhor janë të detyruar ta bëjnë këtë në një format dhe në një gjuhë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara.

"Gjatë raportimit për procesin zgjedhor, transmetuesit janë të detyruar të respektojnë parimet profesionale të veprimtarisë gazetareske, veçanërisht parimin e paraqitjes në mënyrë objektive dhe të paandshme të ngjarjeve, me trajtim të barabartë të pikëpamjeve dhe opinioneve të ndryshme, në mënyrë që t'i mundësojnë audiencës të formojnë lirisht mendimin e tyre për ngjarje dhe çështje të veçanta. Njëkohësisht të gjithë transmetuesit janë të obliguar që të respektojnë ndalesat e veçanta nga neni 45 i LASHMAA", thonë nga ASHMAA.

Agjencia, siç informojnë nga atje, në ueb-faqen e tyre vendosi një baner me të gjitha materialet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor - akte ligjore dhe nënligjore, formular për peticion e të tjera. Përveç në gjuhën maqedonase, ky baner funksionin edhe në gjuhën shqipe dhe angleze. ls/ 

 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR