• e shtunë, 23 nëntor 2024

ASHMAA e dënon djegien e makinës së gazetarit Sersemov, nga MPB-ja kërkon zbardhjen e rastit

ASHMAA e dënon djegien e makinës së gazetarit Sersemov, nga MPB-ja kërkon  zbardhjen e rastit

 Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Agjencia për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele, e ka dënuar djegien e makinës së pronarit të televizionit rajonal M-Net HD nga Shtipi, Bllagoj Sersemov në oborrin е shtëpisë së tij. 

"Kërcënimet dhe frikësimet e drejtuara ndaj medias e minojnë demokracinë, lirinë e fjalës dhe lirinë e informacionit. Siguria e punonjësve mediatik është kyçe për ekzistimin e mediave të pavarura dhe profesionale, të cilat janë një nga shtyllat kryesore të proceseve demokratike dhe të cilat kontribuojnë në avancimin e lirisë së shprehjes", thuhet në kumtesën e sotme të ASHMAA-së.

 Nga aty apelojnë deri te Ministria e Punëve të Brendshme që në një kohë shumë të shkurtër ta zbardhë rastin dhe ta informojë opinionin për arsyet që kanë ardhur te ky, siç thonë ata, akt vandal. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR