• e enjte, 26 dhjetor 2024

ASH: VLEN duhej ta largojë Stoilkoviqin dhe jo Sadikin, kjo konfirmoi dobësinë e tyre dhe ia dhuruan krejtësisht ministrinë Stoilkoviqit

ASH: VLEN duhej ta largojë Stoilkoviqin dhe jo Sadikin, kjo konfirmoi dobësinë e tyre dhe ia dhuruan krejtësisht ministrinë Stoilkoviqit

Shkup, 19 qershor 2024

Veprimi i fundit i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, Vlen për ta larguar zonjën Safije Sadiki nga Ministria për marëdhënie mes bashkësive është edhe një dështim total dhe konfirmim i dobësisë së këtyre partive përballë padronit të tyre, Mickoskit dhe VMRO-së.

Ata duhej të kushtëzojnë mandatarin që ta largojë Stoilkoviqin dhe jo të largojnë zëvendës ministren e tyre. Ky hap vetëm dëshmon se ata nuk kanë aspak ndikim në koalicionin që kanë hyrë dhe nuk mund të bëjnë asgjë përveç se të vetësakrifikohen. Përveç kësaj, vendimi i fundit për heqjen e zonjës Sadiki nga Ministria për marrëdhënie mes bashkësive ia dhuron këtë ministri krejtësisht Stoilkoviqit dhe tanimë shqiptarët nuk do të kenë as zëvendës në atë dikaster.

Kështu si kanë nisur, shumë shpejtë partitë e koalicionit humbës, Vlen, do të detyrohen të tërheqin një nga një të gjithë funksionarët, pasi në asnjë ministri ata nuk do të pyeten dhe nuk do të kenë ndikim. Andaj ju bëjmë thirrje sa është më herët të tërhiqen krejtësisht nga koalicioni i turpit dhe servilizmit dhe të mos lejojnë turpërim dhe degradim më të madh të shqiptarëve, por edhe të vetë atyre.

Aleanca për Shqiptarët

_________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR