• e enjte, 18 korrik 2024

ASH: Taravari priti në takim ambasadorin e Francës në vend, Baumgartner

ASH: Taravari priti në takim ambasadorin e Francës në vend, Baumgartner
Shkup, 28 tetor 2022
Sot në zyrat qendrore të Aleancës për Shqiptarët, qëndroi Ambasadori i Francës, ekselenca e tij Cyrille Baumgartner, i cili u prit nga Kryetari i ASH-së, z. Arben Taravari. Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike, sfidat e përbashkëta në planin e integrimeve euro-atlantike, me çrast z.Taravari njoftoi ambasadorin me përkushtimin e ASH-së dhe përkrahjen për të gjitha iniciativat e deritanishme që lidhen me integrimet. Në konferencën e përbashkët për media, Taravari njoftoi  se Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë këtë rrugë në interes të vendit dhe qytetarëve. Para ambasadorit të Francës, kryetari i ASH-së, shpalosi planet dhe strategjinë e ASH-së për të ardhmen duke kërkuar edhe ndihmë nga ambasada dhe ekspertë.
Ambasadori i Francës në vendin tonë, ekselenca e tij Cyrille Baumgartner, tha se ndjehet i nderuar që është ambasadori i parë që viziton zyrat e reja qendrore të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, ndërsa shtoi se edhe me qytetin e Tetovës, Franca ka lidhje të veçantë. Ambasadori Baumgartner shtoi se është biseduar për adresimin e sfidave që e presin vendin, duke vlerësuar edhe rolin e ASH-së, me qëllim lehtësimin e procesit integrues, duke potencuar se vendi ynë tanimë ka trasuar rrugën për të ardhmen.
_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR