• e shtunë, 23 nëntor 2024

ASH: Prokuroria e regjimit bëri pakt me krimin, kriminelët e blenë lirinë

ASH: Prokuroria e regjimit bëri pakt me krimin, kriminelët e blenë lirinë
Shkup, 29 prill 2022 Edhe përkundër vërejtjeve serioze dhe të drejtpërdrejta për krim dhe korrupsion, si dhe mungesë të drejtësisë në vend, nga organizatat ndërkombëtare, skandalet në prokurori dhe gjyqësor sa vijnë e shtohen. Sot para syve të gjithë opinionit, prokuroria e ashtuquajtur për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në vend se ta ndiqte vendosi të bëjë pakt me krimin. Këtë e miratoi më pas edhe gjykata penale dhe kështu kriminelëve të dyshuar si Orce Kamçev me kompaninë, u mundësua që ta blejnë lirinë me 5.3 milionë euro. Para të cilat duhej të konfiskohen u përdorën për ta blerë drejtësinë, ndërsa për të u hedhur pluhur syve qytetarëve, Kamçevit iu shqiptua një vit burg, ku do t’i llogaritet paraburgimi, që nënkupton se ai mbetet i lirë për këtë rast. Regjimi hibrid LSDM-BDI nuk lufton krimin, por po lufton qytetarët dhe të gjithë faktorin ndërkombëtar të cilët për çdo ditë alarmojnë për gjendjen kritike në sistemin e drejtësisë. Aleanca për Shqiptarët __________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre e as për gabimet eventuale drejtshkrimore ose të shtypit    

QËNDRONI TË LIDHUR