• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ASH: Presim të konfirmohet vendimi i Gjykatës themelore në Tetovë

ASH: Presim të konfirmohet vendimi i Gjykatës themelore në Tetovë

Shkup, 13 shtator 2024

Të nderuar përfaqësues mediave
Të nderuar qytetarë

Duam të njoftojmë opinionin se vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit për kontestin gjyqësor rreth Aleancës për Shqiptarët, ka rikthyer lëndën për rigjykim në Gjykatën Themelore në Tetovë. Ky vendim nuk nënkupton se partia i është dhënë palës tjetër, por për këtë duhet të vendosë Gjykata Themelore në Tetovë.

Duam të rikujtojmë poashtu se vendimi i Gjykatës së Apelit është sjellë pas një stërzgjatje dhe një sërë prolongimesh dhe pas deklaratave të shumta të ish bashkëpartiakëve tanë se citoj, me ndryshimin e Qeverisë do të ndryshojë edhe vendimi në Apel.

Sidoqoftë, besojmë fuqishëm se në rigjykim do të vërtetohet vendimi i parë dhe Aleanca për Shqiptarët do tu rikthehet shumicës absolute të anëtarëve të saj, të cilët janë reshtuar pas Ziadin Selës, pas themeluesve dhe drejtuesve legjitim të subjektit, të cilët u rikonfirmuan në Kongresin e vetëm legjitim dhe këtë e kemi dëshmuar me të gjitha procedurat ligjore dhe statutare, dokumentacionin e nevojshëm dhe nënshkrimet e delegatëve legal.

Çdo deklaratë tjetër, triunfalizëm i parakohshëm dhe shtrembërim i së vërtetës, ka për qëllim të shkaktojë huti në opinion dhe defokusim nga problemet reale, nga skandalet dhe skandalet e njëpasnjëshme të kësaj Qeverie monoetnike. Arben Taravari duhet të jep përgjegjësi për lidhjet me Dushko Pavlovskin, tenderat e fituara dhe lejet për ndërtim, si dhe kuorumin që deputetët e tyre siguruan për Ligjin për branitella.


Elmi Aziri, nëkryetar i Aleancës për Shqiptarët

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR