• e premte, 27 dhjetor 2024

ASH: Politikat antiamerikane të regjimit, duhet të ndalohen urgjentisht

ASH: Politikat antiamerikane të regjimit, duhet të ndalohen urgjentisht
Shkup, 22 janar 2022 Regjimi aktual LSDM-BDI përfundimisht po shkon pas hapave të Gruevskit dhe Mijallkovit. Ideologu i partisë në pushtet, Lubomir Fërçkovski (në emisionin “Vo Centar”) ka akuzuar ndimës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Filip Riker, se për sedër të tij personale e ka penguar të emërohet si ambasador në Uashington. Ky skandal dëmton rëndë vendin dhe qytetarët dhe flet për qasjen e regjimit aktual. Qëndrimet e këtilla të Fërçkovskit ndaj perëndimit dhe SHBA-ve, nuk na befasojnë, por duam të rikujtojmë se çfarë kuadri ka përzgjedhur Qeveria aktuale dhe MPJ. Kujtojmë opinionin se akuzat e këtilla skandaloze ndaj një kryediplomati amerikan vijnë në një kohë kur presidenti amerikan Joe Biden dhe zyrtarët e lartë në SHBA, paralajmërojnë zgjerimin e listës së zezë me politikanë dhe funksionarë të korruptuar dhe krininalizuar nga rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Që të jetë ironia akoma më e madhe, pas refuzimit për ambasador në SHBA, Bujar Osmani të njejtin person, e propozon për ambasador në Kombet e Bashkuara! Politikat antiamerikane të regjimit aktual Zaev-Ahmeti-Mijallkov-Fërçkovski duhet të ndalohen urgjentisht sa nuk është bërë vonë dhe nuk është rrezikuar e ardhmja e vendit dhe qytetarëve. ________________________________________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR