ASH: Murtezani dhe Fetai të mbajnë përgjegjësi për skandalin me fondet IPA
- Ende pa i bërë 100 ditë, Qeveria monoetnike dhe jolegjitime mori shuplakën më të rëndë ka Bashkimi Europian edhe atë për faj të partive shqiptare që njëherit demanton zotimet e tyre pro europiane.
- Post By Melahat Baftija
- 18:02, 10 gusht, 2024
Shkup, 10 gusht 2024
Ende pa i bërë 100 ditë, Qeveria monoetnike dhe jolegjitime mori shuplakën më të rëndë ka Bashkimi Europian edhe atë për faj të partive shqiptare që njëherit demanton zotimet e tyre pro europiane.
Emërimi i një kuadri jo profesional, jo adekuat, pa përgaditjet e nevojshme dhe pa certifikatat e domosdoshme, në krye të revizionit për fondet IPA, rrezikon që vendi të humb një nga instrumentet më të rëndësuishme për zbatimin dhe zhvillimim e reformave dhe standardeve europiane.
Amaterizmi i partive që humbën zgjedhjet, mungesa e njohurive bazike në qeverisje e veçanërisht në procesin euro-integrues, i bën këto parti të jenë rreziku më i madh për të ardhmen europiane të vendit. Nuk mjafton vetëm shkarkimi i auditores, por për këtë duhet dikush të mbajë përgjegjësi.
Përgjegjës kryesor për këtë mega skandal janë ministrat Orhan Murtezani dhe Arben Fetai, njëri përgjegjës për eurointegrime e tjetri për "qeverisje të mirë".
Aventurat e këtilla, dëshirat e tyre për partizim dhe kapje të institucioneve të rëndësishme nga militantët partiak, duke mos ndjekur standardet dhe ligjet, dëmton rëndë imazhin e vendit dhe procesin eurointegrues, edhe ashtu i dëmtuar dhe rrezikuar nga veprime të tjera të Qeverisë të cilat kanë ndodhur nga dita e parë e ardhjes së tyre.
Për më shumë se një muaj e gjysëm nga zgjedhja e Qeverisë, ky koalicion i ka shkaktuar vendit dëme të mëdha që do të nevojitet kohë për tu riparuar. Ju bëjmë thirje partive që humbën zgjedhjet që të largohen sa nuk është bërë ndonjë dëm edhe më i madh e sa nuk është bërë vonë për gjithçka.
Aleanca për Shqiptarët
__________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.