• e premte, 08 nëntor 2024

ASH: Ministri Fatmir Limani shpalosi planet për partizimin e qendrave për punë sociale

ASH: Ministri Fatmir Limani shpalosi planet për partizimin e qendrave për punë sociale

Shkup, 30 gusht 2024  

Deklarata e ministrit Fatmir Limani konfirmoi të gjitha dyshimet tona se ai dhe koalicioni ku bën pjesë, janë të angazhuar vetëm për interesa të ngushta grupore dhe partiake. Pasi ju deshtën mëse dy muaj dhe reagimi jonë që të pranojë faktin e pamohueshëm për nepotizëm, duke dashur të mbulojë këtë snadal Limani zbuloi një skandal edhe më të madh. Ai u zotua se do të shkarkojë vëllaun e tij nga posti i drejtorit të Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë, por njëkohësisht paralajmëroi se ky post do ti takojë LD-së së Izet Mexhitit.

Ky paralajmërim paraqet shkelje flagrante të ligjit si dhe partizim të plotë të një institucioni që do të duhet të jetë i pavarur, të udhëhiqet nga profesionist dhe jo nga militant partiak. 

 Ministri Fatmir Limani tregoi se VLEN ka hyrë pa legjitimitet në Qeveri vetëm për t'i kapur institucionet shtetërore. Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorinë Publike që të hapin lëndë për këtë rast, ndërsa ministri Fatmir Limani të jep dëroheqje nga posti i tij dhe nga tendencat për partizimin të një sektori shumë të ndjeshëm dhe të rëndësishëm për qytetarët.

 Aleanca për Shqiptarët 

 Foto: Arkivi i MIA-s

_________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR