• e enjte, 26 dhjetor 2024

ASH e dënon aktin vandal të djegies së veturës së Grubit

ASH e dënon aktin vandal të djegies së veturës së Grubit

Shkup, 23 korrik

Aleanca për Shqiptarët e dënon ashpër aktin vandal dhe të patolerueshëm të djegies së veturës së zëvendës kryeministrit, Artan Grubi.

Veprimet e këtilla huliganeske janë të patolerueshme në një vend dhe shoqëri demokratike. Ju bëjmë thirje autoriteteve të rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe të zbulojnë autorët.

Përtej dallimeve dhe mospajtimeve politike, të gjitha subjektet dhe institucionet duhet të dënojnë aktet e këtilla, ndërsa rendi dhe siguria duhet të garantohen për çdo qytetarë.

Kërcënimet dhe sulmet e këtilla vandale paraqesin rrezik për gjithë shoqërinë dhe si të tilla duhet të dënohen dhe luftohen nga të gjithë, pa dallim.

Aleanca për Shqiptarët

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR