• e enjte, 26 dhjetor 2024

ASH: E dënojmë sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj Driton Nebiut dhe anëtarëve të partisë

ASH: E dënojmë sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj Driton Nebiut dhe anëtarëve të partisë

5 shkurt 2024

Dënojmë ashpër sulmin e mbrëmshën fizik nga ana e Krenar Osmanit, ndaj anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Drejtorit, Driton Nebiu, që ndodhi menjëherë pas konferencës për media të Kryetarit të Kuvendit të ASH.

Rasti është denoncuar në organet e rendit dhe të njëjtat i ftojmë që ta zbardhin dhe të merr epilogun e duhur ligjor. Ngjarjet e këtilla janë të patolerueshme dhe kanë për qëllim njëllosjen e subjektit të vetëm politik që mbahet për traditë të vlerave demokratike dhe institucionale.

Ju bëjmë thirje anëtarëve të denjë të Aleancës për Shqiptarët që të përmbahen në këto ditë vendimtare dhe të mos bien pre e personave që ia duan të keqen shtëpisë tonë të madhe dhe të pastër.

 Aleanca për Shqiptarët

_________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR