• e shtunë, 28 dhjetor 2024

ASH: Bisedime intensive për mbylljen e të gjitha çështjeve në tryezën e bisedimeve

ASH: Bisedime intensive për mbylljen e të gjitha çështjeve në tryezën e bisedimeve

Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Ekipet e LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, siç njoftojnë nga ASH-ja, i përfundojnë negociatat për zgjerimin e koalicionit qeveritar. Nga SHA thonë se edhe edhe sot grupet e punës janë në bisedime intensive, pas së cilës me siguri do të dihet saktësisht se cilat funksione do t'i marrin.

Nga partia pretendojnë se “tashmë është rënë dakord me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Drejtësisë që të udhëheqin kuadro të Aleancës. resorë që aktualisht janë në duart e Alternativës dhe LSDM-së”. Pr ministrinë e tretë, theksojnë ende po negociohet. 

 "Grupet e punës punojnë me intensitet të lartë për mbylljen e të gjitha çështjet që janë në tryezën e negociatave. Ka marrëveshje, ka përafrime, por ka edhe mosmarrëveshje për disa çështje. Negociatat vazhdojnë derisa  nuk mbyllen të gjitha temat", thonë nga Aleanca për Shqiptarët  për MIA-n.

 Marrëveshja zyrtare mes Dimitar Kovaçevskit dhe Arben Taravarit pritet ata personalisht ta bëjnë të ditur pas takimit final, i cili ende nuk është caktuar, por siç thonë, pritet të ndodhë shumë shpejt.

 Paraprakisht, nga ASH-ja  për MIA-n theksuan prioritet do të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe prandaj, siç thonë ata, insistojnë që kuadrot e tyre të përfshihen në të gjitha drejtoritë, institucionet dhe inspektoratet që kanë të bëjnë me këto fusha, si  DAP, Dogana, Policia... Sipas tyre, nuk është kusht të kenë personin e parë apo të dytë në këto institucione, por kuadrot e tyre duhet të përfaqësohet në të gjitha këto institucione në nivele të ndryshme.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski më 1 shkurt, deklaroi se hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri nuk është ende përfundimtare, por se shanset për këtë janë të mëdha. Ai potencoi se rreth 90 për qind e përcaktimeve programore janë të sinkronizuara dhe se vijojnë bisedimet për zgjidhjet kadrovike, duke theksuar se një nga resorët për të cilin "kanë kuadro më të mira" është Ministria e Shëndetësisë.

 Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se në një përqindje të madhe janë harmonizuar me Aleancën për Shqiptarët dhe se do të vazhdojnë  bisedimet  për të gjitha aspektet e bashkëpunimit të mundshëm. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR