• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ASH: Arben Taravari i la pa vendime punonjësit shëndetësor

ASH: Arben Taravari i la pa vendime punonjësit shëndetësor

Shkup, 10 shtator 2024 

Ministri jolegjitim i Shëndetësisë, Arben Taravari është fajtori kryesor që qindra shqiptarë në klinika dhe spitale të ndryshme në mbarë vendin sot ngelin në rrugë dhe ju ndërpriten kontratat.

Gjatë kohës kur Aleanca për Shqiptarët ishte në Qeveri, ministrat tanë propozuan dhe kaluan vendimin për shpalljen e konkursit për mbi 1100 të punësuar në shëndetësi, me të cilin parashihej që të punësuarit me kontrata të marin vendime të përhershme pune. Këtë konkurs e procesoi ish ministri, Ilir Demiri deri në fazën e fundit të testimit dhe intervistave.

Me ardhjen e Taravarit në krye të ministrisë, ai nga kabineti i tij lëshoi një email deri tek të gjitha institucionet për të ndërprerë procedurën e realizimit të konkurseve, ndërsa menjëherë filloi edhe me shkarkimin dhe ndërimin e drejtorëve, për të realizuar sa më lehtë këtë skenar.

Në letrën lëshuar institucioneve shëndetësore, Taravari shkruan se do të pasojnë aktivitete të tjera, ndërsa jemi dëshmitarë se aktivitetet e vetme që pasuan ishin ndërprerja e kontratave për të punësuarit shqiptarë dhe zëvendësimi i tyre me aktivistë të VMRO-së dhe ZNAM-it.

Me këtë vendim ashtu si edhe me vendimin për shfuqizimin e drejtorëve ekonomik dhe nënshkrineve të lidhura, Taravari e konfirmoi se të vetmin mision ka inplementimin e projektit të Qeverisë monoetnike për deshqiptarizimin e shëndetësisë.

Aleanca për Shqiptarët 

______________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR