• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aselborn: Maqedonia e Veriut po ecën në drejtim të duhur

Aselborn: Maqedonia e Veriut po ecën në drejtim të duhur

Athinë, 13 shtator 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut e zgjidhi problemin me emrin dhe pasi ekziston zgjidhje, mund të themi se po shkon në drejtim të duhur dhe mund ta pranojmë se ekziston fillim i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, porositi ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselborn pas takimit në Athinë me homologun e tij grek, Jorgos Gerapetritis, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Aselborn dhe Gerapetritis në konferencën e përbashkët për media, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve folën për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut foli për progresin e çdo vendi në veçanti dhe paralelisht porositi se 20 vjet pas Agjendës së Selanikut, detyrë dhe sfidë për BE-në është që t'i pranojmë këto vende. 

"Ballkani është oborri i Evropës, nuk është as i Arabisë Saudite, as i Rusisë, as i Turqisë, as i Kinës. Duhet t'i inkurajojmë vendet e Ballkanit që ta bëjnë atë që është e realizueshme, nëse duan të bëhen anëtare të BE-së. Secili vend ka sfida të ndryshme për t'i zgjidhur. E ardhmja e tyre, për rininë e tyre e them këtë, është në kuadër të BE-së. Kështu, do të duhet të bëjnë çmos që të bëhen anëtare, sepse tani jemi 20 vjet pas Selanikut", tha Aselborn.

Shefi i diplomacisë greke edhe një herë e përsëriti mbështetjen e Greqisë për perspektivën e BE-së në rajon, duke sqaruar se çdo vend ka karakteristikat e tij të veçanta dhe duhet të respektohen edhe kushtet e vendosura nga institucionet e Bashkimit Evropian, ndërsa foli edhe për takimin e sotëm me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. 

"Sot pata rastin të bisedoj me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut për çështjet që kanë të bëjnë me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht me shtetin fqinj, për të konstatuar çështjet që dalin dhe për të përcjellë qëndrimin themelor të vendit tonë se në parim ne përpiqemi dhe inkurajojmë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane", tha Gerapetritis. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR