• e enjte, 26 dhjetor 2024

Asani: Bashkëpunimi ndërinstitucional në Ballkanin Perëndimor dhe transformimi i plotë dixhital për lehtësimin e tregtisë

Asani: Bashkëpunimi ndërinstitucional në Ballkanin Perëndimor dhe transformimi i plotë dixhital për lehtësimin e tregtisë

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Dixhitalizimi i plotë i operacioneve doganore ka një rëndësi të madhe për lehtësimin dhe përshpejtimin e tregtisë legale dhe përmirësimin e konkurrencës së kompanive në tregun ndërkombëtar. Për këtë qëllim është i nevojshëm përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kufitare në nivel të Ballkanit Perëndimor, si një hap drejt afrimit dhe anëtarësimit në tregun e përbashkët të BE-së.

Këto ishin konkluzionet e konferencës dyditore “Nxitja e bashkëpunimit në epokën dixhitale” në të cilën mori pjesë zëvendësdrejtori Muarem Asani, e organizuar nga Drejtoria e Doganave të Shqipërisë me mbështetjen e GIZ. 

Siç njoftojnë nga Drejtoria doganore, në kuadër të konferencës, përfaqësuesit e drejtorive doganore në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi i theksuan komunitetit të biznesit rëndësinë e dixhitalizimit dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive qeveritare për procese më të shpejta dhe më efikase të zhdoganimit.

Në takimet e mbajtura në kuadër të konferencës, Asani në veçanti iu referua projektit për zbatimin e Sistemit të ri Kombëtar One-Stop Shop, i cili, siç tha ai, do të transformojë tërësisht mënyrën e tregtisë ndërkufitare, duke mundësuar dogana më të shpejta dhe procese më efikase "nën një çati". I njëjti do të kontribuojë në uljen e kohës së zhdoganimit, uljen e kostove për kompanitë dhe rritjen e mbledhjes së të ardhurave.

Në konferencë u theksua gjithashtu se rritja e bashkëpunimit të institucioneve të Ballkanit Perëndimor mundëson shfrytëzimin e plotë të përfitimeve për kompanitë me statusin e operatorit të autorizuar ekonomik, pra kalim më të shpejtë dhe më të lehtë të kufijve, si dhe kontrolle të reduktuara. mb/

Foto: Drejtoria doganore

QËNDRONI TË LIDHUR