• e shtunë, 23 nëntor 2024

Asambleja Vjetore e Asociacionit E-tregtia e Maqedonisë

Asambleja Vjetore e Asociacionit E-tregtia e Maqedonisë

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) – Asociacioni E-tregti i Maqedonisë - AETM dje mbajti asamblenë e tij vjetore. Kryetarja e AETM-së, Nina Angelovska, hapi asamblenë dhe u uroi mirëseardhje të pranishmëve, ndërsa fjalë përshëndetëse mbajtën ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe drejtoresha e Agjencisë së Postës, Biljana Avramovska Gjorevska.

Siç njoftoi AETM-ja, në fjalën e saj përshëndetëse, kryetarja e AETM-së, Angelovska falënderoi anëtarët nga sektori i biznesit, donatorët dhe institucionet që njohin potencialin e AETM-së dhe kontribuojnë aktivisht në zhvillimin e e-tregtisë në vendin tonë.

“Qasja e përbashkët është shumë e rëndësishme dhe aq më tepër kur flasim për tregtinë elektronike, që është një ekosistem kompleks që varet nga shumë pjesë që duhet të kontribuojnë në mënyrë që të kemi ndryshime dhe të ecim përpara, gjë për të cilën të gjithë kemi nevojë. Ne besojmë se do të vazhdojmë ta mbajmë një qasje të tillë dhe se çdo vit në asambletë vjetore të Asociacionit E-tregtia e Maqedonisë, do të mund të shohim me krenari rezultatet e aktiviteteve të vitit të kaluar, të realizuara me përpjekjen e përbashkët të anëtarëve, partnerëve, institucioneve, donatorëve dhe të gjithë individëve të cilët personalisht japin kontribut për zhvillimin e tregtisë elektronike”, tha Angelovska.

Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut është një nga institucionet me të cilat AETM-ja bashkëpunon në mënyrë aktive në periudhën e kaluar, me qëllim të përmirësimit të rregullores dhe ofrimit të mjedisit për rritje dhe zhvillim të kompanive nga i gjithë ekosistemi i tregtisë elektronike.

“Jetojmë në një kohë kur teknologjitë dhe digjitalizimi kanë një ndikim të madh në të gjitha proceset në shoqëri. Digjitalizimi depërton në çdo sektor ekonomik dhe i bën ata të adaptueshëm ndaj kushteve të reja. Kjo po ndryshon sjelljet e konsumatorëve dhe të biznesit. Në kushte të tilla, synimi i Qeverisë së Ministrisë së Financave është ta bëjë biznesin më të shpejtë, të lehtësojë punën dhe të heqë barrën administrative në të gjitha fushat. Me digjitalizimin, shërbimet publike bëhen më të mira dhe më të shpejta, koha e nevojshme për kryerjen e procedurave administrative zvogëlohet ndjeshëm dhe në këtë mënyrë administrata publike dhe institucionet bëhen më efikase”, tha Besimi.

Në këtë drejtim, siç tha ai, Qeveria ndër të tjera, po punon në digjitalizimin e përforcuar të procesit të faturimit në ekonomi.

“Projekti i e-faturave, i cili do të mundësojë lëshimin dixhital, dërgimin dhe marrjen e faturave në format elektronike nga tatimpaguesit, nëpërmjet një platforme të re në DAP, e cila do të regjistrojë të gjitha faturat që rrjedhin nga transaksionet ndërmjet tatimpaguesve, institucioneve qeveritare, marrësve përfundimtarë apo finalë të mallra dhe shërbime, si dhe dyqane online. Synimi kryesor është zbulimi në kohë i tatimit të padeklaruar dhe të papaguar nga tatimpaguesit dhe në këtë mënyrë zvogëlimin e ekonomisë gri”, tha ministri Besimi.

Pas fjalëve të hapjes, u bë një pasqyrë e aktiviteteve të realizuara në vitin e kaluar 2022 dhe u prezantua dhe u miratua plani i aktiviteteve për vitin 2023 të AETM-së.

Sipas planit të aktiviteteve, në vitin 2023 aktivitetet e AETM-së do të fokusohen në aktivitetet që adresojnë katër sfidat kryesore të e-tregtarëve: ekonominë gri, tregtinë elektronike ndërkufitare, promovimin e ofertës dhe rritjen e arsimit. Edhe këtë vit, AETM-ja do të vazhdojë me zbatimin e iniciativave kryesore vjetore - analizën vjetore të tregtisë elektronike, konferencën rajonale të tregtisë elektronike dhe çmimet vjetore të tregtisë elektronike për vitin 2023.

Krahas këtyre nismave, në vitin 2023 AETM-ja vazhdon me iniciativën e nisur në vitin 2021 për të zhvilluar një platformë rajonale për të lehtësuar tregtinë elektronike ndërkufitare "Ecommerce4all.eu", e cila është një burim dhe qendër informacioni për krijimin dhe drejtimin e biznesit me e-tregti në cilindo nga shtatë tregjet e CEFTA-s

AETM-ja po vazhdon gjithashtu zhvillimin e Distinktivit për një e-tragtar të verifikuar, me synimin për të vazhduar luftën kundër ekonomisë gri dhe shitësve të paregjistruar në tregtinë elektronike. Përveç projekteve dhe iniciativave kryesore të paraqitura, plani dhe programi përfshin edhe aktivitete të tilla si sesione rrjetëzimi, sesione edukative dhe ngjarje të tjera që dalin nga nevojat e anëtarëve.

Përndryshe, në vitin e kaluar, vitin 2022, si aktivitete kryesore të AETM-së u veçuan, organizimi i konferencës më të madhe të tregtisë elektronike në rajon, ku morën pjesë më shumë se 600 pjesëmarrës, publikimi i analizës vjetore të e-tregtisë dhe përzgjedhja e më të mirëve në tregtinë elektronike, iniciativa e tyre më e fundit për të rritur dhe përmirësuar konkurrencën e e-tregtarëve dhe për të njohur përpjekjet dhe sukseset e tyre vjetore për të përmirësuar tregtinë elektronike në vend. Krahas kësaj, AETM-ja ka punuar në mënyrë aktive në realizimin e iniciativave të shumta duke përfshirë: analizën e tregut për identifikimin e praktikave gjeo-bllokuese në tregtinë elektronike në tregjet e CEFTA-s, iniciativat "Agri e-commerce" dhe programin arsimor "Aftësitë Dixhitale të Rritjes”, përmes të cilave, gjithsej 40 përfaqësues nga sektori i bujqësisë, TIK dhe sektori i turizmit u mbështetën për të forcuar aftësitë e tyre të tregtisë elektronike digjitale dhe të marketingut digjital dhe u lidhën me ueb-platformat lokale të e-tregtisë për shitjet online të produkteve të tyre. Në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Statistikave, u organizua një tryezë e rrumbullakët për përmirësimin e cilësisë së të dhënave statistikore për tregtinë elektronike, si dhe u organizua trajnimi edukativ “Përdorimi i të dhënave personale në marketingun e drejtpërdrejtë në tregtinë elektronike” si dhe aktivitete të tjera të shumta.

Në Asambe u prezantuan edhe aktivitetet që janë realizuar në kuadër të Aleancës për Barazi Gjinore në vendin e punës – GEA gjatë vitit 2022, për funksionimin e së cilës vitin e kaluar është hapur një filial në kuadër të AETM-së. GEA përpiqet të zhbllokojë sinergjinë e fuqishme midis tregtisë elektronike, digjitalizimit dhe kontributit të grave në vendin e punës. Në vitin 2022, në kuadër të GEA-së, u zhvillua një fushatë edukative për ndërgjegjësimin për stereotipet gjinore në vendin e punës dhe u organizua një konferencë për barazinë gjinore në vendin e punës në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhimin me Ndryshimet, nën kujdesin e bashkëshortes së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2023, GEA vazhdon të përpiqet të kontribuojë në vlerësimin e barabartë të punës, mundësi të barabarta dhe përfaqësim të barabartë të burrave dhe grave në vendin e punës.

Foto: АЕТМ

QËNDRONI TË LIDHUR