• e enjte, 26 dhjetor 2024

Artan Ajro dhe Natasha Goxhoska u zgjodhën prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup

Artan Ajro dhe Natasha Goxhoska u zgjodhën prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Artan Ajro dhe Natasha Goxhoska sot u zgjodhën prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup. 

Këshilli i Prokurorëve Publikë në mbledhjen e sotme, të 82-të votoi për të gjithë kandidatët e paraqitur, ndërsa shumicën e nevojshme nuk e fituan kandidatët Zoran Markovski, Spasenka Andonova, Vladimir Millosheski, Natasha Saramandova, Jovan Serafimovski, Lubomir Lape, Zllatko Bikovski, Rasim Deca, Darko Jakimovski dhe Lençe Ristovska. 

Më parë, këshilli i zgjodhi Natalia Tasevskën dhe Elvin Veliun prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Në seancën e sotme do të zgjidhen prokurorë edhe në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - PTHP NKOK, Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, Prokurorinë Themelore Publike në Kavadar dhe Prokurorinë Themelore Publike në Shkup. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR