• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arta Bilalli-Zendeli në mbledhjen e Komisionit për Barazi dhe Mosdiskriminim të APKE-së në Paris

Arta Bilalli-Zendeli në mbledhjen e Komisionit për Barazi dhe Mosdiskriminim të APKE-së në Paris

Shkup, 7 dhjetor 2023 

Deputetja Arta Bilalli-Zendeli merr pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Barazi dhe Mosdiskriminim të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Paris.

Rendi i ditës i Komisionit, përveç pikave për gratë në ekonomi, punësimin, sipërmarrësinë dhe buxhetimin gjinor, dhunën seksuale ndaj burrave dhe djemve, migrimin dhe azilin në fushatat zgjedhore dhe pasojat për të drejtat e migrantëve, përfshinte edhe shkëmbimin e mendimeve me Nazila Ganea, raportuese speciale e Kombeve të Bashkuara për Lirinë e Fesë ose Besimit.

Pra, deputetja Bilalli-Zendeli është raportuese e Komisionit për Barazi dhe Mosdiskriminim për rregullat globale për eliminimin e të gjitha formave të shtypjes fetare, e cila i referohet shtypjes fetare si forma më e zakonshme e shkeljes së të drejtave të njeriut në botë. Raporti ka për qëllim të analizojë situatën momentale në vendet anëtare të Këshillit të Evropës dhe vendet partnere, të shikohen instrumentet ekzistuese relevante nacionale dhe ndërkombëtare dhe efikasiteti i tyre, në mënyrë që të vlerësohet nëse është bërë përparim në luftën kundër të gjitha formave të shtypja fetare ose përgjigjja përkatëse do të ishte instrumenti i ri, përkatësisht rezoluta e re e Kombeve të Bashkuara.

Më konkretisht, nëpërmjet vizitave studimore dhe shkëmbimeve të mendimeve me ekspertët e fushës, Raporti i Arta Bilalli-Zendelit duhet të shqyrtohet nëse standardet ekzistuese ndërkombëtare shërbejnë për të garantuar liri më të madhe të mundshme të fesë për të gjithë dhe për të garantuar mbrojtjen nga shtypja fetare, ose komuniteti ndërkombëtar ka nevojë për një grup të ri rregullash të qarta të pakontestueshme që ndalojnë të gjitha përdorimet politike të fesë që e minojnë barazinë njerëzore, ndalojnë çdo diskriminim fetar në aspektin e të drejtave dhe detyrave, të gjitha përjashtimet fetare dhe të gjitha kufizimet në lirinë e fesë dhe besimit.

Nëse dokumenti miratohet, atëherë për herë të parë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do t'u bëjë thirrje Kombeve të Bashkuara që të miratojnë rezolutë të re për një çështje të tillë.

Kuvendi i RMV-së

________________________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR