• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arsovska: Zjarri në urën "Bellasica" është shkaktuar nga faktori njeri, nuk e dimë për sa kohë do të jetë e mbyllur

Arsovska: Zjarri në urën

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska potencoi se zjarri në urën "Bellasica" është shkaktuar nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

"Hetimi preliminar tregoi se bëhet fjalë për faktorin njeri, kemi qytetarë të pandërgjegjshëm të cilët për fat të keq, nuk mendojnë se cilat janë dëmet të cilat mund të ndodhin, jo vetëm për të mirën publike por edhe për jetën e bashkëqytetarëve tanë dhe kjo është diçka për të cilën kemi bërë apel dhe shpresojmë se MPB dhe QMK do t'i ndërmarrin masat përkatëse që të eleminohen pasojat dhe të gjenden autorët dhe për të njëjtën gjë të sanksionohen", tha Arsovska në pjesëmarrjen e sontme në emisionin e TV21.

Ajo potencoi se Qyteti i Shkupit do t'i presë analizat dhe raportet e MPB-së dhe QMK-së për të filluar me procedurat.

Duke iu përgjigjur pyetjes se sa do të zgjaste periudha e mbylljes së urës për qarkullim, Arsovska tha se kjo nuk varet prej tyre.

"Derisa nuk është 100 për qind e sigurt për të kaluar për qytetarët dhe automjetet, nuk guxon të lëshohet komunikacioni. Para se të jemi të sigurt për qëndrueshmërinë dhe statikën e urës dhe të analizohet nëse është e sigurt për të kaluar, nuk mund të japim përgjigje", tha Arsovska.

Të premten, Qyteti i Shkupit mori vendim që të mbyllet qarkullimi për të gjitha automjetet motorike dhe këmbësorët në urën që i lidhë Stacionin hekurudhor dhe Ist gejt moll, derisa nuk përcaktohen dëmet e sakta të zjarrit tek ura "Bellasica".

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR