• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arsovska zgjidhet anëtare e Këshillit drejtues të Parlamentit global të kryetarëve të komunave

Arsovska zgjidhet anëtare e Këshillit drejtues të Parlamentit global të kryetarëve të komunave

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është zgjedhur anëtare e Këshillit drejtues të Parlamentit global të kryetarëve të komunave. Ajo, siç informon Qyteti i Shkupit është zgjedhur në Asamblenë e përgjithshme të mbajtur dje ku morën pjesë kryetarë komunash nga Amerika, Evropa, Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika.

"Këshilli drejtues si organ drejtues i Parlamentit global të kryetarëve të Komunave ka për qëllim të vendosë për kahet strategjike, politikat dhe përcaktimet e kryetarëve të komunave, ndërsa nëpërmjet rrjetëzimit të veprojë me projekte konkrete të përbashkëta për të mundësuar një gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri më të madhe të qyteteve në nivel global", bëjnë të ditur nga Qyteti i Shkupit.

Arsovska mori pjesë në aktivitetin global për kryetarë komunash “CityLab 2023” në Uashington të organizuar nga “Bloomberg”. Gjatë vizitës, Arsovska zhvilloi takime me kryetarë komunash nga SHBA, politikbërës, ekspertë dhe inovatorë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve për të adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen qytetet. qa/

Foto: Qyteti i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR