• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arsovska: Ura "Bellasica" është e sigurt, duhet sanim nga ana e EMV-së në pjesën e poshtme

Arsovska: Ura

Shkup, 28 shator 2023 (MIA) - Ura "Bellasica" është e sigurt dhe kjo egziston si informatë sipas ekspertizës. Por, për të lëshuar tërësisht në qarkullim, duhet sanim në pjesën e poshtme. EMV-ja e ka ndëmarrë obligimin për sanim në pjesën e poshtme dhe pasi kjo të përfundojë, atëherë do të duhet të fillohet me instalimin e tubave të energjisë termike, të cilat janë nxjerrë pas zjarrit që kaploi urën në maj, deklaroi sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

Ajo shtoi se ura ka dëmtime të vogla, të cilat nuk e cënojnë stabilitetin dhe sigurinë.

"Ka dëmtime të vogla në urë që nuk cënojnë stabilitetin dhe sigurinë, megjithatë ajo duhet të riparohet kryesisht nga dëmtimi i shkaktuar nga djegia. Atë sanim nuk e bën as Qyteti i Shkupit, e as personi i tretë, e bën ai që duhet ta bëjë instalimin në atë pjesë. Pasi EMV-ja të përfundojë me riparimin inicial, do të fillojjë me instalimin e tubacionit. Të dyja janë përgjegjësi e tyre. Në këtë, Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë kontribut, asnjë detyrim, asnjë përkushtim dhe nuk është kompetent t'i urdhërojë që t'i montojnë gjërat që janë në interes për fillimin me kohë të sezonit të ngrohjes", tha Arsovska, në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me zgjedhjen e Shkupit - Kryeqendra evropiane e Kulturës 2028.

Kryetarja e Qytetit paralajmëroi edhe procedura kundër personave që përhapin gënjeshtra dhe të pavërteta për sigurinë e urës "Bellasica".

Punojnësit në EMV-së sot u penguan të punojnë pasi, sipas Arsovskës, nuk kanë dokumentacion adekuat të punës për veprim me automjete të rënda transportuese. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR