• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arsovska: Pas tre vjetëve VMRO-DPMNE-ja e pranoi se bllokada në qytet është e orkestruar

Arsovska: Pas tre vjetëve VMRO-DPMNE-ja e pranoi se bllokada në qytet është e orkestruar

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Pas tre vjetëve VMRO-DPMNE-ja e pranon se bllokada është e organizuar dhe orkestruar, pikërisht nga kjo parti politike dhe këshilltarët e saj të Qytetit të Shkupit, deklaroi sot në konferencë për media kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. 

Kryetarja theksoi se në takimin e djeshëm me kryeministrin Hristian Mickoski dhe ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Prinski ka propozuar zgjidhje për problemet me të cilat përballet Qyteti i Shkupit, por siç tha, takimi i ngjante një "cirku politik për të fituar pikë politike". 

"Dua të citoj Perinskin, se konkluzioni i përgjithshëm është mungesa e komunikimit ndërmjet grupeve të këshilltarëve brenda qytetit të Shkupit. Është mirë që Mickoski u përpoq t'i korrigjojë gabimet e anëtarëve të partisë së tij, për fat të keq, e gjithë kjo  i ngjante një cirku politik vetëm për të fituar pikë politike. Nuk jam në garë për pikë politike", tha Arsovska.

Ministri Perinski dje pas takimit në Qeveri me Arsovskën tha se deri në fund të kësaj jave duhet të hartojë një plan që do t'u prezantohet këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Ai ndër të tjera tha se në mbledhjen e djeshme nuk kanë dëgjuar ndonjë gjë konstruktive nga kryetarja e komunës për zgjidhjen e problemeve me Ndërmarrjen Publike Komunale dhe Ndërmarrjen Qarkulluese Publike. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR