• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arsovska: Për të pasur transport publik falas, këshilltarët duhet këtë ta votojnë

Arsovska: Për të pasur transport publik falas, këshilltarët duhet këtë ta votojnë

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në daljen e sotme në Kanal 5, në pyetjen e qytetarëve nëse do të ketë transport publik falas në kryeqytet, tha se kjo lidhet drejtpërdrejt me prokurimin e 250 autobusëve të rinj dhe se këtë duhet ta votojnë këshilltarët nga qyteti i Shkupit.

"Transporti publik falas është diçka që lidhet drejtpërdrejt me blerjen e 250 autobusëve të rinj për banorët tanë, sepse nuk mund të futni linja të reja të shumta, nuk mund të bëni një infrastrukturë të tillë dhe kjo është e nevojshme për banorët tanë nëse nuk keni mjete adekuate transportuese me të cilat duhet të realizohet transporti publik falas", theksoi Arsovska.

Ajo tha se kjo duhet votuar nga këshilltarët e Qytetit të Shkupit, jo vetëm për autobusët, por edhe për transportin publik falas, por përmendi edhe mbështetjen që duhet të japë pushteti qendror.

"Imagjinoni dy milionë janë subvencionuar gjatë kovid krizës kur transporti publik nuk është përdorur aq shumë, pesë apo gjashtë milionë janë dhënë nga qeveria qendrore si subvencion, që të jetë funksional. Këto janë mjete që janë parashikuar për realizimin e këtij projekti, sepse ndërmarrja publike e qytetit duhet të funksionojë në bazë të mirëmbajtjes që do të financohet nga Qyteti. Ai nuk ka fondet e veta nga të cilat mund të gjenerojë dhe nëse nuk ngarkohen nga qytetarët, pavarësisht se ne kemi ndër tarifat më të ulëta për transportin publik në këtë pjesë të botës, për të futur transportin publik falas, kjo duhet të mbulohet nga qyteti dhe të buxhetohet në mënyrë të duhur dhe këshilltarët duhet ta votojnë", theksoi kryetarja e qytetit të Shkupit. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR