• e premte, 27 dhjetor 2024

Arsovska kreu kontroll në fazën përfundimtare të rikonstruimit të rrugës "Butelska"

Arsovska kreu kontroll në fazën përfundimtare të rikonstruimit të rrugës
Shkup, 15 tetor 2022 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot kreu kontroll në fazën përfundimtare të punëve ndërtimore për rikonstruimin e rrugës "Butelska". "Qyteti i Shkupit e rikonstruoi rrugën 'Butelka' nga udhëkryqi me rrugën 'Aleksandar Urdarevski" deri tek kyçja drejt rreth rrotullimit. Rikonstruimi i rrugës është në sipërfaqe prej 7.687 metra katrorë dhe në gjatësi prej 850 metrave, kjo është rruga më frekuentuese në komunën e Butelit. Tërësisht po rikonstruohen trotuaret e dëmtuara dhe stacionet e autobusëve", kumtoi Qyteti i Shkupit. Në të njejtën kohë, siç shtojnë, u ndërmorën aktivitete për përmirësimin e linjës së ujësjellësit F400 me qëllim të zvogëlimit të mundësive nga defektet në rrugën e re të asfaltuar në të ardhmen për shkak të vjetërsisë. Për kanalizimin atmosferik po përpunohet një pjesë e aksit DN 400 me qëllim që të zhvillohet linjë e re komunale atmosferike. "Me rikonstruimin e rrugës 'Butelska' zgjidhet kërkesa shumëvjeçare e qytetarëve në këtë pjesë të komunës, ndërsa njëherit lehtësohet funksionimi dhe lëvizja e mbi 25.000 qytetarëve të cilët çdo ditë tranzitojnë në këtë shtrirje", theksojnë nga Qyteti. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR