• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arsovska: Kanë përfunduar një pjesë e madhe e shpronësimeve në Aerodrom, në fund dokumentacioni i projektit për rrugën "Cvetan Dimov" në Çair

Arsovska: Kanë përfunduar një pjesë e madhe e shpronësimeve në Aerodrom, në fund dokumentacioni i projektit për rrugën

Shkup, 11 mars 2023 (MIA) - Kanë përfunduar një pjesë e madhe e shpronësimeve në Aerodrom, në fund është dokumenti i projektit për rrugën "Cvetan Dimov" në Çair. Këtë mes tjerash, e theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për media. 

"Kemi përfunduar një pjesë të madhe të objekteve në Aerodrom që ishin për shpronësim. Megjithatë problemi është se aty marrëdhëniet pronësore-juridike nuk janë vetëm në fushën e shpronësimit, por ka edhe një numër të madh mosmarrëveshjesh pronësore-juridike që janë ndërmjet të afërmve, miqve etj., të cilat janë në procedurë, në procedura gjyqësore dhe për to gjithashtu shpresojmë që të përfundojnë sa më shpejt. Ajo që është e rëndësishme nga ana jonë është se në vitin e kaluar pothuajse më shumë se shtatëdhjetë për qind e asaj që është gjetur e parealizuar është përfunduar, përndryshe një pjesë e madhe e atyre 275 objekteve kanë qenë të parealizuara apo të pa shpronësuara. Shpresojmë që të përfundojmë 30 përqindëshin e mbetur këtë vit. Normal, nëse kemi sukses me proceset gjyqësore që qytetarët kanë ndaj njëri-tjetrit", sqaroi ajo.

Arsovska u pyet edhe për rrugën "Cvetan Dimov" në Çair.

"Për kënaqësinë time të madhe, dokumentacioni i projektit tashmë është në fund dhe e rëndësishme për këtë është vizualizimi dhe projektin si të tillë do ta prezantojmë për rreth një javë, së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit", tha ajo, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt kapital, i premtuar prej shumë vitesh dhe se qytetarët atje meritojnë një zgjidhje dinjitoze për të cilën do të krenohen, sepse është e nevojshme për ta. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR