• e premte, 27 dhjetor 2024

Arsovska kërkon mbështetje nga këshilltarët për eko-autobusët

Arsovska kërkon mbështetje nga këshilltarët për eko-autobusët

Shkup, 30 mars 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot në konferencë për shtyp para fillimit të seancës së 27-të të Këshillit të qytetit kërkoi mbështetje nga këshilltarët për furnizimin e eko-autobusëve të rinj. 

"Në këtë seancë nga këshilltarët e Këshillit të qytetit kërkojmë mbështetje  për furnizimin e eko-autobusëve të rinj që nuk do të kenë emetime për ndotjen e ajrit dhe që do t'i zëvendësojnë autobusët e vjetër të amortizuar që nuk ofrojnë shërbim të kënaqshëm për qytetarët",  theksoi Arsovska. 

Ajo theksoi se me furnizimin e këtyre autobusëve do të ketë një përmirësim shtesë në transportin publik përmes uljes së shpenzimeve dhe efektit negativ mbi mjedisin e jetesës. 

Paralajmëroi se sot para këshilltarëve do të gjendet edhe vendimi për subvencionimin e qytetarëve dhe operatorëve taksi për furnizimin e eko-automjeteve të reja me lëvizje hibride ose elektrike. 

 "Ky pilot projekt që për herë të parë po implementohet në Maqedoni dhe me të cilin Qyteti i Shkupit do të subvencionojë 200 mijë denarë për automjet. Ky projekt i Qytetit të Shkupit është pjesë e premtimeve të programit për Shkupin Modern, ndërsa në këtë fazë po e lansojmë si pilot projekt që zbulon nevojat dhe interesimin e qytetarëve për të", tha Arsovska. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR