• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arsovska: Javën e ardhshme pritet vendim për transportuesit privatë të autobusëve

Arsovska: Javën e ardhshme pritet  vendim për transportuesit privatë të autobusëve

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Ne sërish u bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët dëshirojnë  me ndershmëri dhe përgjegjësi ta kryejnë këtë veprimtari të lajmërohen në këtë shpallje. Me organin e ri koordinues të transportuesve biseduam. Ata kanë synime të ndershme, në të vërtetë janë të interesuar që të vazhdojnë të punojnë, të punojnë pikërisht ashtu siç kërkohet dhe duhet që jetë në interes të qytetarëve, ndërsa që të mundësohet shërbim më i mirë i mundshëm. Kështu u përgjigj kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në pyetjen e gazetarëve çfarë pret nga shpallja e fundit për transportuesit privatë të autobusëve, afati i së cilës për paraqitje përfundoi dje. 

"E dyta, gjithashtu kemi biseduar për përshtatje, gjegjësisht për përshtatje me standardet që janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët, megjithatë edhe që janë të rëndësishme për qytetin në aspekin të kasaj ta përmirësoni gjendjen në mjedisin e jetesës, sepse kjo në vetvete paraqitet si një sfidë në të gjitha këto vitet e kaluara, për të cilën edhe si qytet kërkuam para Këshillit që të ketë mundësinë që praktikisht të ripërtërihet një pjesë e parkut vozitës e cila është, ndërsa  tani në këtë moment është praktikisht me standarde të vjetruara dhe që duhet të jetë në një periudhë të caktuar, si dhe në të gjitha metropolet e tjera, po ripërtërihet dhe shpresojmë se vetëdija dhe ndërgjegjja e tyre do të funksionojë dhe do ta mbështesim këtë kërkesë tonën", sqaroi Arsovska.

 Ajo ka theksuar se do të presin edhe afatin e fundit sipas asaj që është praktikë pozitive, të mbërrijnë nëse ka edhe përmes postës, disa aplikime shtesë, dhe sipas të njëjtës, tashmë nga java e ardhshme do  të duhet  komisioni që punon në këtë çështje, të ketë edhe vendim përfundimtar.   ar/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR