• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arsovska do të ndajë çmime për maturantët e gjeneratës

Arsovska do të ndajë çmime për maturantët e gjeneratës

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Nën organizim të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot në Qendrën Kulturore për të Rinj - Kinema "Frosina" do të mbahet manifestim tradicional "Takim i të parit me më të mirët".

Arsovska do të ndajë çmime dhe shpërblime në para për 29 maturantë - kampionë të gjeneratës 2020-2023, 2019-2023 dhe gjeneratës për arritje për rezultate të veçanta në procesin e gjithëpërfshirjes nga 23 shkolla të mesme të Shkupit.

Manifestimi organizohet nga Drejtoria për kulturë dhe art në Shkup në kuadër të aktiviteteve programore të Qytetit në sferën e arsimit, në funksion të promovimit më të gjerë publik dhe afirmimit të arritjeve më të larta të nxënësve të shkollave të mesme dhe iniciativës së Sektorit për arsimi të Qytetit të Shkupit. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR