• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arsovska: Arsyetimi nga Byroja e Furnizimeve Publike për pezullimin e furnizimit me karburante është i paqartë

Arsovska: Arsyetimi nga Byroja e Furnizimeve Publike për pezullimin e furnizimit me karburante është i paqartë

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) – Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska si të paqartë e vlerëson arsyetimin e Byrosë së Furnizimeve Publike për furnizimin e pezulluar për karburant eurodizel për autobusët e NQP “Shkupi” dhe thotë se nuk mund të flitet për ofertë më të mirë ose më të keqe për furnizim të karburanteve, në situatë kur çmimi është rregulluar nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). 

“Ajo që është dhënë si shpjegim publikisht, gjegjësisht si arsye për (vetë anulimin e blerjes) për ne është e paqartë sepse nuk mund të keni ofertë më të mirë apo më të keqe për blerjen e karburantit ku çmimi është i rregulluar nga Komisioni Rregullator i Republikës së Maqedonisë. Është çmim i njëjtë për të gjithë, nuk mund të jetë më i lartë apo më i ulët, nuk mund të ofrohet për atë çmim sepse çmimi tashmë është përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë”, tha kryetarja e Shkupit në intervistë për televizionin Telma.

Arsovska thekson se drejtoresha e Byrosë së Furnizimeve Publike e ka marrë tani vendimin për pezullimin e furnizimit dhe ajo për çka ka pasur vërejtje është se vetëm një kompani ka dhënë ofertë. 

“Ka vërejtje për atë se një kompani ka dhënë ofertë, që është normale, të gjithë i shohin presionet, rrallë kush inkurajohet që një ndërmarrje që është humbëse e tillë ta furnizojë me karburant, dhe kur tashmë ka marrë guxim vlerësoj se nuk është vetëm politik dhe pa vend, por edhe e dëmshme të bëhen tani gjëra të tilla”, thotë Arsovska. 

Situata me autobusët është e tillë për shkak të obstruksioneve të cilat, siç thotë, vazhdimisht ia bën këshillit shumica e të cilëve janë nga radhët e pushtetit dhe të VMRO-DPMNE-së. 

Kryetarja e Shkupit Arsovska në intervistë akuzoi se shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit refuzon ta votojë nismën për furnizim të autobusëve të rinj e cila deri më tani u gjet në rend dite në 25 mbledhje të Këshillit, por nuk mori mbështetje. Sipas saj, kjo është kështu sepse deri më tani ishin të mësuar në sjelljen e tenderëve në katër sy. fc/

Fotografia: Printskrin Tellma

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR