• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arsoski: Nuk u dogj Salla universale, por materiali që duhej hequr

Arsoski: Nuk u dogj Salla universale, por materiali që duhej hequr

Shkup, 12 prill 2024 (MIA) - Në Sallën universale është djegur materiali që është dashur të dislokohet. Pothuajse 70 për qind e materialit është çmontuar që ishte në kompetencat tona. {do dëm që është bërë në terren do të bartin kompanitë tona, deklaroi sot pas brinfingut për media, Llazar Arsoski, pronar i “Universal Ballkan” Shkup, firmë kontraktuese që është duke e rikonstruuar Sallën universale.

"Pothuajse 70 për qind materiali është çmontuar që ishte në kompetencën tonë për të hedhur bërllokun. Në total në Sallën universale janë djegur elemente që është dashur të dislokohen nga ai objekt. Gjithçka që ishte me vlerë, gjithçka që kishte njëfarë vlerë për në muze dhe për ta përdorur atë në vitin 2021 është hequr nga salla. Në përgjithësi, në sallë ka pasur materiale të vjetra si çelik të vjetër, alumin të vjetër", tha Arsoski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse zjarri në të vërtetë ua ka lehtësuar punën pasi është djegur materiali që duhej të dislokohet, ai tha se tani do të jetë më e vështirë sepse do të duhet të bëhet raport i ri se si të hiqet çeliku i shkrirë në vend se të çmontohet siç ishte paraparë më parë.

Ai tha se dy kompanitë që janë duke rikonstruuar Sallën universale - Aktiva Shtip dhe "Universal Balkan" dp ta bartin dëmin që është bërë në terren. Është e siguruar gjithçka në objektin e Sallës universale. Çdo dëm riparohet nga kompania.

"Kontrata është e tillë dhe nuk ka ikje prej saj. Do të shihet se çfarë dëmi është bërë dhe kompanitë tona do ta bartin këtë. Çdo dëmtim i kësaj strukture çeliku nëse shihet, do të zëvendësohet me një të re dhe do të rregullohet. Gjithçka është në dorën tonë, ne duhet ta bëjmë dhe do ta bëjmë. Dhe më lejoni të sqaroj edhe një herë, nga ky zjarr nuk ka pasur viktima dhe nuk është shkaktuar dëm i madh në vetë projektin. Nëse ka dëme, do ta bartim atë si pasojë. Profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë do të tregojnë se çfarë duhet të riparohet", ka thënë Arsoski.

Lubin Makarovski, inxhinier mbikëqyrës nga EOS E.E. sot në brifingun për media tha se në Sallën universale para së gjithash duhet të bëhet ekzaminimi, ekspertiza dhe të shqyrtohet ndërtimi i konstruktit të ri. Kur të dëshmohet se nuk prishet materiali, as edhe metali, atëherë puna do të vazhdojë.

"Nëse dëmtohet konstruksioni metalik do të ndërrohet, dhe nëse dëmtohen vetëm pjesët do të ndërrohen vetëm ato pjesë. Natyrisht, pjesa e djegur është dashur të rikonstruohet dhe deri më tani nuk janë shpenzuar para për këtë sepse e njëjta gjë është dashur të ndodhë në fazën e dytë, tha Makarovski.

Ai ka shtuar se në Sallën universale është punuar në dy faza, zjarri ka ndodhur kur është dashur të punohet në fazën e dytë.

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska gjatë brifingut tha se Salla universale do të rikonstruohet dhe do t'u kthehet banorëve të Shkupit. Ai i bëri thirrje kryetares së Qytetit të Shkupit që ta njohë rëndësinë e Sallës universale duke theksuar se u është dashur shumë kohë për të marrë dokumentacionin për marrjen e përgjegjësive.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR