• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arsimi 2023: Libra të vonuar, bomba të rreme, rezultate të dobëta në testimin PISA

Arsimi 2023: Libra të vonuar, bomba të rreme, rezultate të dobëta në testimin PISA

Shkup, 2 janar 2024 (MIA) - Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme janë në pushim dimëror dhe në bankat shkollore do të kthehen më 22 janar për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2023/2024. Viti shkollor për herë të parë do të përfundojë më 17 qershor sepse me vendim të Qeverisë tashmë do të ketë edhe pushim pranveror, nga 29 prilli deri më 5 maj 2024.

Në vitin kalendarik 2023 vazhdoi zbatimi i Konceptit për arsimin fillor, i filluar në vitin 2020, dhe u përsërit problemi me vonesën e librave të rinj - këtë vit për klasën e tretë dhe të gjashtë. MASH-i dhe MPB-ja me javë të tëra u përballën me kërcënimet për kinse bomba të kurdisura në shkolla, nxënësit në Maqedoninë e Veriut treguan rezultate nën mesataren në testimin e ri ndërkombëtar PISA.

Nxënësit e klasës së tretë i morën librat në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë kanë pritur deri në nëntor. Edhe të parët edhe të dytët në vitin 2023/2024, mësojnë sipas programeve të reja në bazë të Konceptit për Arsimin Fillor, i cili po zbatohet në faza për tre vjet. Pas kritikave se librat janë vonuar edhe në këtë vit shkollor, MASH-i sqaroi se programet mësimore u ishin dorëzuar me vonesë nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit (për klasën e tretë në dhjetor 2022, për klasën e gjashtë në mars 2023), sqaroi se duhet kohë për të hartuar dorëshkrimet e librave sipas programeve të reja dhe kohë e mjaftueshme për fazat e tjera - shqyrtimi dhe miratimi nga Komisioni Kombëtar i Librave, dizajni grafik dhe përzgjedhja e një operatori ekonomik për shtypje, përpara se të dorëzohen në shkolla.

Që të mos ketë vonesa edhe në vitin e ardhshëm shkollor, kur sipas programit të ri do të mësojnë vetëm nxënësit e klasave të shtata, ministri Jeton Shaqiri kërkoi që programet të jenë të gatshme deri në fund të nëntorit dhe BZHA i dorëzoi në afatin e paraparë. Shumë shpejtë pastaj MASH-i publikoi edhe shpallje/thirrje për ekipe të autorëve të cilët do t'i shkruajnë dorëshkrimet për librat e rinj për klasën e shtatë.

Студентскиот оброк по цена од 120 денари дневно да се исплаќа ретроактивно до март, а дотогаш да се најде системско решение за оваа субвенција. Тоа е договорено на средбата во Собранието меѓу

"Në periudhën e kaluar kemi pasur probleme, por duam të dëshmojmë se me thirrjet me kohë për autorë do të kemi një periudhë të gjatë për përgatitjen dhe shtypjen e librave për vitin e ardhshëm shkollor", deklaroi Shaqiri në nëntor pasi u përball çdo ditë në dy muajt e parë të vitit shkollor me pyetjen: Kur do të mbërrijnë librat për klasën e gjashtë? Ai në disa raste ka deklaruar se problem ka edhe në faktin që nuk aplikojnë kandidatët që do të shqyrtojnë dorëshkrimet dhe kjo është arsyeja që libri i Historisë dhe Shoqërisë nuk është ende gati.

Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) në shtator vendosi që kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të parashtrojë padi gjyqësore për mbrojtje nga diskriminimi me interes publik për shkak të librave të pasiguruar. 

Sipas raportit të cilin nga MASH-i e ka kërkuar ky Komision, nga 126 libra të nevojshëm për të gjthë lëndët e obligueshme dhe zgjedhore në arsimin fillor nëntëvjeçar, në fillim të vitit shkollor  2023/2024 nuk ishin siguruar 43 libra, gjegjësisht kanë munguar 34 për qind ose një e treta. Më 1 shtator vetëm nxënësit e klasës së parë dhe të dytë kishin libra për të gjitha lëndët dhe në të gjitha gjuhët, njoftoi KPMD.

Në fund të vitit MASH e filloi procesin e digjitalizimit të librave duke promovuar libra për të gjitha lëndët për klasat e katërta, të pesta dhe të gjashta, në të gjitha gjuhët mësimore, të ngarkuara në platformën nastava.mk dhe në dispozicion në çdo kohë. Janë faza e parë e digjitalizimit, e cila do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, gjegjësisht me çdo tekst të miratuar që do të shtypet, do të ketë një version digjital. Nga MASH-i sqaruan se nuk bëhet fjalë për formatin PDF të librave të botuar, por për përmbajtje të pasur multimediale – video, fotografi, ilustrime, kuize, të cilat do ta bëjnë mësimin e të rinjve më interesant dhe efektiv.

Në fillim të dhjetorit ishin publikuar rezultatet nga Programi OECD për vlerësim ndërkombëtar të nxënësve (PISA), sipas të cilëve nxënësit e Maqedonisë së Veriut në moshën 15-vjeçare janë nënmesatare në matematikë, shkrim-lexim dhe shkenca natyrore. 

Në mesin e moshatarëve të tyre nga 81 shtete në botë, të cilët vitin e kaluar morën pjesë në testimin e OECD (Organizata për Bashkëppunim Ekonomik dhe Zhvillim), nxënësit nga Maqedonia e Veriut janë renditur në vendin e 61-të për matematikë, në vendin e 71-të në testin për lexim me kuptim dhe në vendin e 68-të për njohuri nga shkencat natyrore. 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se diferenca me rezultatet e testit të mëparshëm në të cilin vendi mori pjesë në vitin 2018 ishte minimale, duke thënë se rezultatet e vitit 2022 tregojnë "ulje të përgjithshme" të nivelit të shkrim-leximit gjuhësor, matematikor dhe shkencor te nxënësit në pothuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse dhe se kjo është për shkak të "pasojave negative të pandemisë Kovid-19 në cilësinë e arsimit në përmasa globale".

Претставничка на УНИЦЕФ во земјава, Патриција ДиЏовани,  повика да се најде неопходен консензус за да се избегне дополнителен прекин во наставата и учењето на децата. Во допис до медиумите со

Zyra e UNICEF-it në Shkup në një reagim me rastin e rezultateve tregoi se "çmimi që do të paguajmë është i lartë nëse kriza e të mësuarit nuk bëhet prioritet kombëtar". Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani, tha se "vendi duhet të shqetësohet seriozisht nga rezultatet e fundit që tregojnë regres" dhe se "për një kohë të gjatë kemi lejuar që fëmijët të mbeten prapa në lexim, matematikë dhe shkenca natyrore".

"Shumë janë tashmë të rinj të rritur, që regjistrohen në arsimin e lartë ose fillojnë të punojnë, ndërsa boshllëqet në njohuritë e tyre do të dalin në shesh dhe kjo ka çmimin e vet. Do të ketë pasoja të rënda për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Situata kërkon që të gjithë të bashkohen tani. Fëmijët nuzk mund të presin. Arsimi nuk mund të presë më. Përballja me  krizën e të mësuarit duhet të jetë prioritet kombëtar. Këto humbje jo vetëm që kanë një ndikim negativ tek fëmijët sot, por ato do të ndikojnë gjithashtu në rezultatet e jetës së fëmijëve dhe do të pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit për dekadat në vijim", tha DiXhovani në një kumtesë.

Pasi MASH-i në pranverë i pranoi katër kërkesat e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme  për lehtësimin e dhënies së maturës shtetërore, ata që e zbatojnë atë filluan grevë të përgjthshme.

Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP) në fund të prillit kërkoi paga më të larta për 29 të punësuarit dhe ndërpreu përgatitjet për provimin e maturës shtetërore në qershor dhe të gjitha proceset e tjera nën kompetencën e tyre (testimet ndërkombëtare, trajnimi dhe provimi për drejtorë të shkollave..) Ata kërkuan nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave që të pranojnë ndryshimet në marrëveshjen kolektive, me të cilat do të merrnin  rritje lineare.

Немало договор на вчерашната средба во Владата помеѓу синдикатот на Државниот испитен центар (ДИЦ) и вицепремиерот за економски прашања Фатмир Битиќи. Синдикатот денеска на прес-конференција

Pas apeleve se mbi 15 mijë maturantë janë prekur nga greva e QSHP dhe janë në harresë dhe pasi MASH njoftoi se për zbatimin e maturës shtetërore do të punësojë punonjës nga Ministria, sindikata e QSHP vendosi të vendosë grevën në pritje për të mos vënë në dyshim vlefshmërinë e rezultateve të testimit dhe maturës. Greva u aktivizua sërish në fund të vitit 2023 dhe ministri i këtij dikasteri në një intervistë televizive premtoi paga më të larta në QSHP pas Vitit të Ri.

Raportet për kinse mjetet shpërthyese të vendosura që filluan në tetor 2022 vazhduan pas pushimeve dimërore në vitin 2023. Në disa javë, pati evakuime të përditshme të nxënësve, publik në ankth dhe deklarata nga autoritetet dhe ekspertët se këto janë kërcënime hibride në të gjithë rajonin që synojnë të krijojnë ndjenjë pasigurie dhe frike.

MASH mori vendim që shkollat ​​që marrin raporte kërcënuese të kalojnë në mësimin onllajn brenda një kohe të shkurtër, por kjo rezultoi jo shumë funksionale për shkak të problemeve të një numri të madh nxënësish për t'u regjistruar në platformën Tims, dhe disa, që jetojnë më larg, nuk mundën të ktheheshin në shtëpi brenda një ore për të rifilluar mësimet.

Pas një numërimi të përditshëm se sa shkolla merrnin kërcënime me e-mail, të cilat Ministria e Punëve të Brendshme, pas kontrolleve operative policore, i shpalli të rreme, publikimi i raporteve për bomba u ndal. MPB në bashkëpunim me MASH ndryshoi protokollet dhe filloi zbatimin e procedurave të sigurisë pa ndërprerë rrjedhën e mësimdhënies me praninë fizike të nxënësve dhe mësuesve.

Министерството за внатрешни работи информира дека денешните дојави за бомби поради кои беа евакуирани седум училишта се лажни. 

Vrasja masive në një shkollë në Beograd, të cilën e kreu një nxënës 13-vjeçar në maj, edhe te hapi një varg debatesh për sigurinë në shkolla dhe deri në fund të vitit të kaluar shkollor 2022/2023, të përditshme ishin temat për ekuipimin e tyre me kuadër profesionist dhe për problemin me dhunën ndërmjet bashkëmoshatarëve.

MASH apeloi që ekipet profesionale nëpër shkolla të merren më pak me punë administrative dhe t'i përkushtohen më shumë punës për të cilën ekzistojnë. Në një diskutim të gjerë konsultativ me ekspertë, pedagogë dhe psikologë praktikantë dhe me përfshirjen e nxënësve të shkollave të mesme dhe prindërve, u përcaktuan dhjetë rekomandime – konkluzionet, të cilat u miratuan nga Qeveria, për rritjen e sigurisë në objektet shkollore dhe parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve.

Në mesin e rekomandimeve ishte edhe që të kufizohet përdorimi i telefonave mobilë në klasa. Në debate u dëgjuan propozime edhe që të ndalohet aplikacioni TikTok, por konkluzioni ishte se kjo nuk do ta zgjidhë problemin me bulizmin.

Në pakon e nëntë të masave antikrizë për qytetarët në rrezik social për përballje me krizën energjetike dhe të çmimeve, të cilin e miratoi Qeveria në fund të vitit, për ndihmë të nxënësve dhe studentëve janë ndarë 16,3 milionë euro.

Mbështetja financiare është për nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme familjet e të cilëve kanë të ardhura të përgjithshme mujore nga paga neto deri në 50.000 denarë.

Таканаречениот „Концепт“ што го нуди МОН е донесен на целосно нетранспарентен начин, без консултација ниту со Институтот или други високошколски установи, ниту со научната и професионалната ј

Me masat antikrizë janë përfshirë edhe mbi 15 mijë studentë të cilët deri në fund të vitit akademik 2023/2024 do të marrin vauçer për transport prej 600 deri 1.200 denarë nëse studiojnë jashtë vendbanimit, ndërsa vlera do të varet nga largësia.

Krahas kësaj, Qeveria ka paralajmëruar edhe masë shtesë për studentët për përmirësimin e standardit të tyre - bono për vizitë në një vend turistik në vend, për çka janë paraparë 64 milionë denarë. Siç njoftuan Ministritë e Ekonomisë dhe të Arsimit dhe Shkencës, përfitimi i ri për studentët do të fillojë të aplikohet nga janari dhe pritet që të përfshihen rreth tre deri në katër mijë studentë nga universitetet shtetërore.

Me hua prej 20 milionë euro nga Banka Zhvillimore Gjermane dhe grant prej 5 milionë euro përmes Programit për efikasitet energjetik rajonal për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian, do të rinovohen nëntë konviktet shtetërore të studentëve në Shkup, Prilep, Manastir, Shtip dhe Ohër.

Rikonstruksioni i konvikteve shtetërore të studentëve është në kuadër të Projektit për rehabilitimin e tyre energjetik dhe do të zhvillohet në tri faza. Në të parën do të rinovohen konviktet "Stiv Naumov" dhe "Kuzman Josifovski Pitu" në Shkup. Qeveria në fund të vitit ka nënshkruar marrëveshje me operatorin ekonomik Strabag AG për renovimin e këtyre dy konvikteve, i cili pritet të zgjasë 18 muaj.

Hatka Smailoviq

Fotografitë: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR