• e martë, 24 dhjetor 2024

Arsim dual edhe për studentët, përforcohet bashkëpunimi i biznesit me universitetet

Arsim dual edhe për studentët, përforcohet bashkëpunimi i biznesit me universitetet

Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Fëmijëve t'u zhvillohet të menduarit kritik që nga shkolla fillore, t'u hapen dyert e qendrave hulumtuese, të vizitojnë laboratore, ferma, kapacitete prodhuese,... Të mësojnë se si sillen vendimet praktike. në vend se të ngarkohen vetëm me mësim teorik, porositën pjesëmarrësit e ngjarjes së sotme për arsim dual që u mbajt në Odën ekonomike.

Siç u tha,, hap serioz duhet të bëhet edhe lidhur me arsimimin universitar. Ndërtimi i partneritetit mes sektorit real dhe akademisë është jashtëzakonisht me rëndësi. Kuadrot të cilat kryejnë fakultet duhet të kenë sa më shumë njohuri praktike dhe shkathtësi në mënyrë që tÇu përgjigjen kërkesave të tregut.

Kryetari i odës ekonomike, Branko Azeski tha se duhet të ndryshohet sistemi i arsimit.

"Si Odë, para dhjetë viteve e filluam procesin e arsimit dual në shkollat e mesme përmes mësimit të shkathtësive, ndërkaq jo programe të prëgjithshme arsimore. Nëse kjo zbatohet në arsimin e lartë, do të fitojmë akoma më shumë. Nuk turpërohemi të themi se nuk kam përvojë, sistemi i kaluar krijonte kuadro të cilat e huçën qëllimin, por tani të bëjmë model të ri që do të japë rezultate. Kuadrot me arsim të lartë janë ato që i kahëzojnë aktivitetet, që e hapin rrugën dhe i rrënojnë barrierat drejt standardit më të mirë. Arsimi është themel i shtetit, ndërkaq ajo që ne më së shumti mund të reflektojmë ështl krijimi i kuadrit të nevojshëm, lidhja mes biznesit dhe arsimit", theksoi Azeski.

Sipas Biljana Angellova, rekotre e Universitetit "Shën Kirili e metodi", tashmë po punohet në adaptimin e programeve studimore në mënyrë që t'u lehtësohet kalimi i studentëve nga mësonjëtoret drejt sallave të fabrikave dhe të gjitha vendeve të tjera të ardhshme të punës.

Vlerësimi i saj është se në mënyrë shumë më serioze dhe më sistematike duhet të kalohet në konceptin e arsimit dual.

para të pranishmëve foli edhe ambasadorja zvicerane, Veronik Ulman. ab/

Foto/video: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR