• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrihet marrëveshje për shportën konsumatore të vjeshtës, do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme qeveritare

Arrihet marrëveshje për shportën konsumatore të vjeshtës, do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme qeveritare

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) – Në mbledhjen e ardhshme qeveritare duhet të gjendet propozimi për shportën konsumatorë të vjeshtës, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski. 

Në deklaratën për mediat Mickoski tha se është arritur marrëveshje dhe se propozimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dje ishte dorëzuar në Qeveri. 

“Kishte dje propozim nga ana e ministrit të Ekonomisë, i cili është rezultat i takimit të cilin e kishin kompetentët me prodhuesit dhe me tregtarët. Thamë se punët do t’i zgjidhim përmes dialogut, ishte arritur marrëveshje dhe i njëjti do të jetë tashmë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Dje nuk ishte për shkaqe të përcaktuara teknike, por duam që t’i kalojë edhe ato filtra siç janë Kolegiumi i përgjithshëm dhe Komisioni për Sistem Ekonomik. Pres që në mbledhjen e ardhshme qeveritare të martën të jetë në rend dite”, tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës së sotme në komunën Aerodrom.

Për Ligjin për praktika të padrejta tregtare që duhet të hyjë në fuqi nga data 28 e këtij muaji, tha se nëse nuk marrin qëndrim përfundimtar nga sektori i biznesit, do të shkohet sipas dinamikës së paraparë.

Deri të martën duhet të dihet se cilat produkte ushqimore do të përfshihen me shportën konsumatore të vjeshtës dhe nëse do të shkohet me masën për ngrirjen e çmimeve ose për kufizimin e marzhave. Për këtë gjatë periudhës së kaluar punoi një grup pune me përfaqësues të ministrive të Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR