• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrihet marrëveshje me banorët e Sllupçanit, EVN do ta rikonstruojë rrjetin

Arrihet marrëveshje me banorët e Sllupçanit, EVN do ta rikonstruojë rrjetin

Kumanovë, 27 korrik 2023 (MIA) - EVN dhe banorët e Sllupçanit arritën marrëveshje. Ekipet e Elektroshpërndarrjes do të fillojnë me realizimin e projektit për rikonstruimin e rrjetit në Sllupçan, kumtuan nga EVN.

"Është arritur marrëveshje me banorët e Sllupçanit, ndërsa garanci janë dhënë nga pushteti lokal dhe nga të gjitha partitë politike. Javën e ardhshme në organizim të ministrit të Ekonomisë dhe kryetarit të Likovës do të mbahet takim në komunën e Likovës në të cilin do të dakordohen të gjitha detajet për organizimin dhe realizimin e projektit dhe me punë në terren do të fillojë nga 9 gushti i këtij viti", informuan nga EVN.

Për momentin ekipet janë në terren dhe janë duke punuar në sanimin e defekteve.


Foto MIA

QËNDRONI TË LIDHUR