• e mërkurë, 02 tetor 2024

Arrestohet shoferi i “mercedesit” pasi përplaset me automjetin e MPB-së

Arrestohet shoferi i “mercedesit” pasi përplaset me automjetin e MPB-së

Shkup, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Dy persona janë lënduar, njëri më rëndë gjatë përplasjes së makinës "mercedes" dhe automjetit të MPB-së mëngjesin e sotëm në Ohër.

"Në orën 00:40 nga SPB Ohër është denoncuar se në udhëkryqin e bulevardit 'Zhelezniçka' me rrugën 'Budva' ka ndodhur një aksident trafiku. Bëhet fjalë për automjetin 'mercedes' me targa të Ohrit i drejtuar nga 48-vjeçari S.A. nga Ohri dhe automjet i tipit 'Ford' me targa të Ohrit në pronësi të MPB-së drejtuar nga D.N. i moshës 37 vjeçe nga Ohri. Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë D.N., ndërsa V.A., i moshës 42 vjeçe lëndime trupore të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, ndërsa V.A., 42 vjeç nga Ohri, udhëtar në automjetin 'ford' ka marrë lëndime trupore, konstatuar nga spitali 'Sh. Erazmo" në Ohër", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Mbikëqyrje në vendin e aksidentit ka kryer prokurori publik dhe policia, ndërsa shoferi S.A. është privuar nga liria, siç thuhet në kumtesë, për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale nga neni 300 i Kodit penal.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë adekuate.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR