• e mërkurë, 03 korrik 2024

Arrestohet shkupjani për lajmërim të rremë për tentim të rrëmbimit të një të miture

Arrestohet shkupjani për lajmërim të rremë për tentim të rrëmbimit të një të miture

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - NëpunësIt policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria XH.G. (53) nga Shkupi për shkak të denoncimit të rrejshëm.

Ai, siç kumtuan nga MPB, dje rreth orës 19:00, në SPB Shkup ka denoncuar se kinse në Shkup dy persona me furgon “mercedes” kanë tentuar të rrëmbejnë një të mitur, por nuk ia kanë arritur, me ç'rast menjëherë pas denoncimit të marrur, nëpunës policorë kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse dhe kanë vërtetuar se denoncimi ka qenë i rrejshëm, përkatësisht nuk ka pasur rast të tillë. Pastaj, me denoncuesin është realizuar bisedë zyrtare në të cilën ai ka pranuar se e ka trilluar ngjarjen, duke u nisur nga postimet false të cilat këto ditë po publikohen në rrjetet sociale për kinse rrëmbyes.

Në konsultim me PTHP Shkup, XH.G. është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat penal.ss/

Fotoarkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR