• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arrestohet personi nga Kosova për shkak të kontrabandës

Arrestohet personi nga Kosova për shkak të kontrabandës

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - Te fshati Stracin-Kratovë, pas paraprakisht marrjes së informatave se po kryen kontrabandë dhe pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Çështje Kompenzuese në Departamentin për Çështje Kufitare dhe Migracione pranë Byrosë për Siguri Publike e kanë privuar nga liria R.SH. (39) nga Kosova, kumtuan sot nga MPB-ja.

Gjatë kontrollit të automjetit “folksvagen pasat” me targa të Kosovës, të cilin ai e ka drejtuar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi më e madhe e mallrave të ndryshme për të cilat paguhet akcizë dhe nuk ka poseduar dokumentacion, dhe për të njëjtat nuk ka paguar detyrimet doganore.

"Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës", thuhet në kumteësn e MPB-së. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR