• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrestohet personi nga Bullgaria për dhënie të ryshfetit

Arrestohet personi nga Bullgaria për dhënie të ryshfetit

Shkup, 11 gusht 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SP Kisella Vodë dhe rreth orës 14:00 në Shkup, e kanë privuar nga liria B.E.G (60) nga Petriçi, Republika e Bullgarisë për shkak të kryerjes së veprës penale “dhënie të ryshfetit” sipas nenit 358 të KP-së.

"Në të vërtetë, B.E.G. është ndaluar nga ana e  nëpunsëve policorë pasi kyrer kundërvajtje në trafik, përkatësisht me automjet transportues “iveco” ka kaluar në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), kurse pasi që nëpunësit policorë ia kanë kërkuar lejen e qarkullimit ai në të ka lënë të holla (euro) dhe ka thënë se këtë ai e ka bërë që të mos i shqiptojnë gjobë. Nëpunësit policorë menjëherë e kanë privuar nga liria për vepër penale të kryer “dhënia e ryshfetit” sipas nenit 358 të Kodit Penal", theksojnë nga MPB-ja

Nga MPB-ja njoftojnë se për rastin është informuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër B.E.G. do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë të shpejtë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR