• e diel, 06 tetor 2024

Arrestohet një shtetas turk për kontrabandë të tre migrantëve

Arrestohet një shtetas turk për kontrabandë të tre migrantëve

Shkup, 12 mars 2023 (MIA) - Nëpunësit policorë të Stacionit policor për mbikqyrje kufitare Star Dojran dje në orën 1:35 në udhëkryqin "Bodanci", kanë privuar nga liria personin O.T.(24) nga Republika e Turqisë, i cili drejtonte mjetin motorik "Opel Vektra" me targa kombëtare malazeze, dhe në të cilën ai transportonte tre migrantë. 

Siç bëri të ditur MPB, personi OT është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR