• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arrestohet një shtetas i Kosovës si i dyshuar për zjarrvënie në hapësirat e Komunës së Tetovës

Arrestohet një shtetas i Kosovës si i dyshuar për zjarrvënie në hapësirat e Komunës së Tetovës

Tetovë, 8 tetor 2024 (MIA) - SPB Tetovë informon se pas zjarrit në bodrumet e objektit në ndërtesën e Komunës së Tetovës si i dyshuar për vënien e zjarrit është arrestuar një shtetas i Kosovës. Zjarri shpërtheu të dielën rreth orës 15, ndërsa i dyshuari është kapur në Tetovë mbrëmë.

"Me 07.10.2024 në 20:15 në rrugën 'Marshal Tito' në Tetovë, nëpunës policor nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.R (38) nga Republika e Kosovës, me vendbanim të përkohshëm në Shkup. Ai dyshohet se një ditë më parë e ka shkaktuar zjarr në hapësirat e bodrumeve në komunën e Tetovës. Personi është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet procedurë përkatëse sipas nenit 288 nga Kodi penal", tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga zjarri është djegur materiali zgjedhor i cili mbahej në hapësirat e bodrumit. Njësiti kundër zjarreve në Tetovë informoi se zjarri është shuar për pak orë nga 12 zjarrfikës me katër automjete. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR