• e martë, 24 dhjetor 2024

Arrestohet një shofer autobusi nga Tetova për shkak të ofrimit të ryshfetit

Arrestohet një shofer autobusi nga Tetova për shkak të ofrimit të ryshfetit

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Në pikën pagesore Romanovcë në drejtim të Shkupit, nga nëpunësit policor nga Njësia mobile për masa kompensuese pranë Sektorit për punë kufitare dhe emigrime sot rreth orës 11 është ndaluar një autobus me targa regjistrimi të Tetovës, në pronësi të personit juridik nga Tetova, i menaxhuar nga A.S.

Siç informojnë nga MPB-ja, gjatë kontrollit dhe mbikëqyrjes së autobusit, A.S. i ka ofruar para nëpunësit policor për të mos vazhduar kontrollin, pas së cilës A.S. menjëherë është privuar nga liria për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 353 i KP dhe kundër tij në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës.

Nga nëpunësit policor është vazhduar kontrolli mbi automjetin, gjatë të cilit është konstatuar se drejtuesi i automjetit përdorte një kartë tahografi, e cila nuk ishte në pronësit të tij. Për të njëjtën është njoftuar edhe Inspektorati Shtetëror i Transportit, i cili ka konstatuar shkelje nga neni 23 paragrafi 5, dhe vepra penale nga neni 55 paragrafi dhe neni 60 paragrafi 1 të ligjit për orarin e punës së punëtorëve mobil në komunikacionin rrugor dhe aparatet regjistruese, për të cilat është paraparë gjobë në shumë prej 7500 euro. ls/

foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR