• e premte, 04 tetor 2024

Arrestohet një person për shkak të sulmit ndaj një ekipi të gazetarëve në Rosoman, pason kallëzimi penal

Arrestohet një person për shkak të sulmit ndaj një ekipi të gazetarëve në Rosoman, pason kallëzimi penal

Shkup, 20 korrik 2023 (MIA) - Efektivë të policisë nga SPB Kavadar dje e kanë privuar nga liria L.R. (43) nga Rosomani, i cili më 18.07.2023 në dalje të Rosomanit, është sjellë më mënyrë agresive ndaj një gazetari të ekipit televiziv, i cili ka xhiruar inserte nga një aksident trafiku dhe pastaj e ka dëmtuar kamerën e tij.

Nga MPB sot informuan se personi është arrestuar në stacionin policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të pasojë kallëzim përkatës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR