• e premte, 28 qershor 2024

Arrestohet një person nga Studeniçani për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vitesh

Arrestohet një person nga Studeniçani për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vitesh

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Nëpunësit e policisë të ekipit operativ për kërkim në SPB Shkup dhe nga Sektori për Punë Kriminalistike Gazi Babë, dje në orën 21:00 në fshatin Studeniçan të Shkupit kanë privuar nga liria A.Q. (46) nga fshati Studeniçan.

Siç kumtoi sot MPB-ja, ai kërkohej me urdhër qendror mbi bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vitesh.

 Personi është dërguar në INP  burgun Idrizovë për vuajtje të dënimit. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR