Arrestohet një person nga rrethina e Radovishit, ka shkaktuar zjarr në “Raklishki Çairi”
- Në Stacionin Policor të Radovishit sot është zhvilluar një bisedë zyrtare me personin F.B.(70) nga Radovishi, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarr më datë 19.09.2023 në orën 17:00 në vendin e quajtur “Raklishti Çairi”, në atarin e fshatit Raklish, Radovish, gjatë të cilit janë djegur bar i thatë, dru dhe plepa.
- Post By Besnik Shuki
- 12:31, 21 shtator, 2023
Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Në Stacionin Policor të Radovishit sot është zhvilluar një bisedë zyrtare me personin F.B.(70) nga Radovishi, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarr më datë 19.09.2023 në orën 17:00 në vendin e quajtur “Raklishti Çairi”, në atarin e fshatit Raklish, Radovish, gjatë të cilit janë djegur bar i thatë, dru dhe plepa.
Sip kumtoi MPB-ja, zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Radovishit dhe nuk ka persona të lënduar. Në një bisedë zyrtare, F.B. e ka pranuar veprën penale dhe rasti i është njoftuar prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Radovish. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. bsh/
Foto: MIA Arkiv