• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrestohet një person nga Konçe për gjashtë vjedhje të rënda

Arrestohet  një person nga Konçe për gjashtë vjedhje të rënda

 Shkup, 19 janar 2024 (MIA) - Nëpunësit e policisë dje kanë arrestuar një person nga fshati Gabrevci i kërkuar për gjashtë vepra penale "vdjedhje të rëndë".

"Dje në Shtip, nëpunësit e policisë nga Sektori për punë të Brendshme Shtip  e kanë privuar nga liria I.A. (31) nga fshati Gabrevci, Komuna Konçe, i cili është kërkuar nga Njësia e Punëve të Brendshme Radovish për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është autor i më shumë veprave penale në rajonin e Radovishit. Në bazë të urdhëresës gjyqësore është kryer bastisje në shtëpinë e tij në fshatën Gabrevci , gjatë së cilës janë gjetur sende të cilat rrjedhin nga veprat penale", informujan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç theksojnë nga MPB-ja, me të është realizuar bisedë zyrtare gjatë së cilës ai ka pranuar se në rajonin e digës "Mantovo", komuna Konçe, ka kryer gjashtë vepra penale "vjedhje e rëndë" dhe një vepër penale "vjedhje", të denoncuara në harkun kohor nga tetori i vitit 2023 deri në janar të vitit 2024. 

 Nga MPB-ja kumtuan se personi është në mbajtje në hapësirat e Stacionit Policor Radovish, për rastin në fjalë është informuar Prokurori Publik nga PTHP Radovish dhe kundër tij janë parashtruar kallëzime përktaëse sipas nenit 236 dhe nenit 235 të Kodit Penal.

 Foto; Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR