• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrestohet një person nga Gjeorgjia shkaku se ofroi ryshfet

Arrestohet një person nga Gjeorgjia shkaku se ofroi ryshfet

Shkup, 10 mars 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të vendit, dje në orën 15:55, nëpunës policorë kanë privuar nga liria personin R.Sh. (39) nga Gjeorgjia për shkak të veprës së kryer penale "ryshfet".

Siç ka bërë të ditur MPB-ja, ai në pikën kufitare ka ardhur me një automjet të pasagjerëve "kia" me targa të Gjeorgjisë, ndërsa në dokumentet e bashkangjitura për kontroll të pasaportës ka vënë kartëmonedhë në vlerë 20 euro.

Personi R.Sh është privuar nga liria dhe është konstatuar se kartoni i gjelbër që ka ofruar ka qenë i falsifikuar. Pas dokumentimit të rastit do të ngritët parashtresë përkatëse.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR