• e enjte, 04 korrik 2024

Arrestohet një kontrabandues me emigrantë

Arrestohet një kontrabandues me emigrantë

Shkup, 28 gusht 2023 (MIA) - Në vendin e quajtur “Sveta Mina” në Kumanovë dje në orën 17:50 nga nëpunësit policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracione nga liria është privuar M.A. (28) nga f.Studeniçanë, Shkup, për shkak se ka kryer veprën penale kontrabandë me emigrantë.

Siç informon MPB, ai ka ngasur automjetin “audi” në autostradën E-75 dhe nuk është ndaluar në shënjën e dhënë për ndalje nga ana e nëpunësve policorë duke tentuar të arratiset, por shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, ai është ndaluar dhe është privuar nga liria.

"Në automjet janë gjetur pesë persona emigrantë nga Siria", bëri të ditur MPB-ja.

Për rastin është informuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.  

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR