Arrestohet një kontrabandist nga Velesi, ka transportuar 44 migrantë në rrugën e vjetër Nagoriçan i Vjetër-Pelincë
- Në rrugën rajonale Nagoriçan i Vjetër-Pelincë, Komuna Nagoriçan i Vjetër, zyrtarët policorë tëNjësisë policore Nagoriçan i Vjetër kanë privuar nga liria personin D.S.(27) nga Velesi.
- Post By Besnik Shuki
- 12:36, 21 shtator, 2023
Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Në rrugën rajonale Nagoriçan i Vjetër-Pelincë, Komuna Nagoriçan i Vjetër, zyrtarët policorë tëNjësisë policore Nagoriçan i Vjetër kanë privuar nga liria personin D.S.(27) nga Velesi.
"Me datë 20.09.2023 në ora 17:20 në rrugën rajonale Nagoriçan i Vjetër-Pelincë, Komuna Nagoriçan i Vjetër, zyrtarët policorë të Njësisë policore Nagoriçan i Vjetër kanë privuar nga liria personin D.S.(27) nga Velesi. Gjatë kontrollit të një kamioni të tipit “Man” me targa të Velesit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur 44 migrantë nga Palestina, Angola, Kongoja, Sudani, Pakistani, Gana dhe Senegali, mes të cilëve edhe të mitur", informoi sot MPB.
D.S. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës. bsh/
Foto: MIA