• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arrestohet një banore nga Prilepi për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Arrestohet një banore nga Prilepi për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Shkup, 17 mars 2024 (MIA) - Një banore nga Prilepi dje është privuar nga liria për shkak sa ka kërcënuar se do t'ia vë flakën një objekti hotelierik, informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Rreth orës 22:10 minuta në Prilep, nëpunës policorë të NJP Prilep e kanë privuar nga liria K.I. (32) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të KP-së.

"Në të vërtetë, më datën 16.03.2024 rreth orës 22 në NJPB Prilep, T.K. (61) nga Prilepi ka denoncuar se rreth orës 21:30 minuta në objektin e tij gastronomik në Prilep ka hyrë K.I. dhe me shishe të mbushur me lëng të djegshëm ka spërkatur dyshemenë dhe është kërcënuar se do ti vinte flakën objektit", sqarojnë nga MPB-ja.

K.I. është arrestuar në Stacionin Policor Prilep dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR